Mar shkas nga pyetjet e shumta që mora herë e fundit,si mund të nis një biznes? A ke ndonjë ide? Ku mund të investoj?Alibia më dërgon, që sa herë ju kërkoni informacione në internet dhe klikoni në një artikull rreth se si mund të fitoj para në internet përballeni me një shumllojshmëri informacionesh, si të tipit klikoni këtu se mund të fitoni $100, apo ju sa po fituat $1000.Personalisht nuk du të gjykoj askënd për këtë gjë.Por nëse ju dëshironi të filloni një biznes në internet, duhet të keni pak më shumë informacione dhe disa ide reale biznesi në internet.Kështu unë po ndaj me ju (4)idetë e mia për vitin 2021 të biznesit në internet.

1.Punë të pavarur/shkrime të lira

Fjala më e dëgjuar për vitin 2020 është:pandemia dhe izolim,për shkak të kësaj situate pandemia e vitit 2020 ka ndryshuar shum gjëra për shum biznese të vogla e të mëdha nga këto gjëra dhe jo më pak të rëndësishme ka qën shkurtimi i punonjësve dhe zëvëndësimi i tyre me punë nga shtëpia ,Departamentet konsolidohen ose eleminohet gjatë kësaj periudhe.Por,punët ende duhen bër.Dhe në këtë kohë,bizneset do fillojnë të drejtohen nga profesionistë të pavarur,kjo ka dhe kosto më të ulët se sa personeli me kohë të plotë.Nëse keni njohuri rreth këtyre profesionaeve ,është koha e juaj për të filluar në atë biznes.

Shkrim,Blogim,Redaktim,Shkrime të pavarura,Teknologji Informacioni,Web Design,Projektim dhe zhvillim uebi,Manaxher Media Sociale,Programues,Reklamim, Këto shembuj dhe profesione që keni, janë një opsion i mir për ju se si të filloni një biznes me pak para.

2.Trajnime

Situatat që kalojmë gjatë jetës janë të ndryshme si psh , në rastin e një fatkeqësie ose pandemia,ajo që njerëzit pyesin mbas tronditjes është: “Po Tani Cfarë?”Këtu hyjnë trajnerët (psikologët/e). Trajnerët ndihmojnë njerëzit që të bëjnë ndryshime,të fuqizohen e të ndërrmarin veprime që të gjejnë qartësi rreth fushave të jetës së tyre.Ndryshe nga Freelancing ose Consulting ju nuk po bëni punë pë ta.Por po ndihmoni se si ata të kapërcejnë ato pengesa që nuk i lejojnë të ndjekin atë që duan.Një parashikim për nivelet më të kërkuara të trajnerve për vitin 2021 dhe më tejë do të jenë:

Trainim i jetës /Qëllimi

Trainim i Biznesit

Influencër/motivues/trainim spiritual

Nëse keni në nga këto aftësi dhe më shumë ju jeni i duhur për të nisur biznesin tuaj në internet.

3.E-commerce/shitja e produkteve dixhitale

Dëshira juaj është shum e madhe për të filluar biznesin tuaj por pa pritur ju jeni super introvert dhe nuk mund ta shihni veten duke punuar në një ambjet 1me1 me klientët.Mos u shqetëso! me planet që keni ju mund ë ecni përpara,veçantërisht nëse jeni krijues.Hapi juaj më i mirë do të jetë fillimi i dyqanit tuaj të tregtisë elektronike dhe shitja e produkteve dixhitale.çdo kush nga ne e përdor interneti për blerjen e produkteve dixhitale sepse ato na e bëjn jetën disi më të lehtë! Por kjo është padyshim një industri e nevojshme në biznesin e internet.si :

Faqe të ndryshme në internet

Mediat sociale

4.Marketingu Bashkëpunues

Ky është një nga llojet e rralla të modeleve të biznesit që mund të klasifikohet si të ardhura pasive.Ndryshe nga blerja e aksioneve të cilat sa më shumë ta lini investimin tuaj atje,aq më shum shanse do të keni për ta par atë tek shumëzohet.Ky marketing është i thjeshtë: ju shkruani vlersime (ose krijoni përmbajtje) për produktet tuaj të preferuara.Nuk është koncept i ri por me rritjen e ndikuesve ne media sociale (veçantërisht në produkte specifike që prezantohen në You Tube) gjë që vitet e fundit ka pas një tendecë në rritje.Shumë kompani i jan kthyer këtij lloj marketingu pasi është me kosto efektive se sa reklamimi.Dhe lajmi i mirë është se nuk duhet me patjetër të keni sa më shum ndjekës për të pasur të ardhura të mira.Njoh njerëz të cilët për shkak lidhjes së tyre të ngushtë që kan me produktet e tyre të preferuara kan fituar disa të ardhura.

Nëse keni pyetje mos nguroni të leni komentin tuaj ,ose shkruani në instagram @albusinessmagazine