Ndërtimi një marke nuk është diçka që ndodh brenda ditës.Është diçka që evulon me kalimin e kohës dhe do vashdojë të zhvillohet për aq kohë sa biznesi juaj do jetë në rritje.E megjithatë ka disa hapa të cilat duhet ti ndërmerni fillimisht në mënyrë që të ndërtoni një markë që tiu dallojë dhe tiu veçojë nga të tjerët në fushën tuaj.

1.Historiku

Paqyrimi i historikut tuaj, i japin personalitetin markës tuaj.Historiku është ai që bën ndryshimin.Ajo siguron një lidhje emocionale me audiencën tuaj. E di që në këtë moment po mendoni, po unë kam një histori. Por më besoni të gjithë kemi nga një histori.

2.USP-Ja (Unique Selling Proposition)

Në ndërtimin e një marke në internet është të dini se çfar ju bën të ndryshëm nga të tjerët.Çfarë ju bën që të jeni të dallueshëm nga të tjerët në industrinë tuaj.Po mendoni historinë tuaj?Po,ajo do tju veçojë,por çfarë ka të bëj me biznesin tuaj që ju veçon?Psh ajo që mu më bën të jem i veçant nga dizanjerët e tjerë të markave është se un përdor filantropin time të marketingut duke ndihmuar dukshëm në rritjen e klientëve te mi

3. Krijimi i një mesazhi të markës

Ju duhet të keni një mesazh të qartë të markës.Mesazhi qartë i markës na bën që të frekuentojmë më shumë webin apo postimet tuaja,e megjithate, një mesazh i markës është një deklaratë e qartë dhe koncize që shpjegon atë që po bëni, për kë po e bëni dhe pse ose si e bën atë.

Për shembull, mesazhi im i markës është:

Unë ndihmoj pronarët e bizneseve në internet që ta transformojnë biznesin e tyre në një markë duke përcaktuar markën e tyre,në rritjen e shikueshmërisë dhe duke rritur audiencën e tyre.

4.Njihni audiencën tuaj

Gjithmonë para se të krijoni markën tuaj dhe ta tregtoni atë, duhet të dini me kë po flisni.Shumë pronarë të bizneseve krijojnë përmbajtje pa ditur se me kë grup targesh kanë të bëjnë dhe se kush janë klientët e tyre ideal,pikat e dobta të tyre.Rezultate të tilla bëjnë që mesazhet e tyre të jenë të paqarta dhe kjo gjë do të hutojë audiencën

5.Rishikoni ofertat tuaja

Sa do joshëse të jetë oferta juaj ,nuk mund të jetë gjithçka për kë do.Nuk funksionon.Kështu ju përpiqeni duke afruar sa më shumë klient duke i bër thirrje atyre për ofertat që keni,por në fakt një thirje e till përfundon duke u tërhequr nga askush.Pasi të dini se kush janë klientët e tuaj ideal dhe të dini pikat e tyre të dobta ,atëherë ju jeni të gatshmëm të dilni me një ofertë për ta.

Në një rast nga experienca ime e punës më ndodhi që të shikoja disa biznesmen të cilët kishin krijuar markat e tyre por që kishin një audiencë të ulët.Klientët e tyre ideal nuk po vinin tek ata.Arsyeja për këtë nuk ishte indetiteti i markës,por sepse ato nuk kishin një strategji marketingu dhe një plan vizibiliteti për të rritur audiencën dhe shikueshmërinë e tyre.

Këto pesë hapa janë vetë fillimi i ndërtimit të një marke të sukseshme,megjithatë duke ndërmarrë këto hapa,ju po vendosni një gur në themel për të ardhmen e markës suaj.