Mendimi i përbashkët është se lidershipi është një cilësi e lindur, por në të vërtetë çdo kush nga ne mund të jetë një lider dhe përmes qëndrimit të tyre ato mund të drejtojnë një skuadër drejt një qëllimi të caktuar.Të jesh një lider do të thotë, të jesh udhëzues ,të diktosh qëllimin dhe të rrethohesh me njerëz të aftë për të arritur qëllimin e caktuar duke kapërcyer çdo pengesë.

Boss Go! Leader let"s GO!

Një lider i mirë është në gjëndje të zhvillojë një vizion për të ardhmen,ka një vizion të qartë për të ardhmen dhe një aftësi të madhe për stimuluar më të mirën nga cili cdo person që merr pjesë në projekt,të kuptojë dhe të menaxhojë emocionet e çdo individi dhe punës në grup,gjithashtu ai din të përshkruaj një drejtim.

Për të qenë një lider nuk mjaftojn diktimi i rregullave apo urdhërat që jep:një lider përfshin të gjithë në çdo moment të procesit,lideri është pjesë e ekipit dhe ka rol themelor në stimulinin dhe është shembulli me punën i punës dhe qëndrimit të tij .

Një lider është figurë referuese brenda një organizate ai është në gjëndje të përballet me sfidat e çdo dite dhe të marrë përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të grupit,kjo është e vlefshme si në jetën private dhe ate në punë,

çdo kush është një gjeni.

Por nëse gjykoni një peshk nga aftësia e tij për tu ngjitur në pemë,ai do ta kalojë gjithë jetën e tj duke besuar se është një budalla.

Albert Einstein

Si të bëhemi një imazh referimi kaq i rëndësishmëm për njerëz të ndryshëm?

Aftësitë e lindura për të qënë një udhëheqës janë sigurisht të rëndësishme, por nuk mjaftojnë.

për të bër ndryshimin, për të cilin vetëm ata lider të fortë mund ta bëjn,duhet të dini se si të zhvilloni karakteristikat specifike përmes trajnimit edekuat,zbatimit dhe rritjes personale.Përvetësimi i mjeteve themelore për të përvetësuar zakone pozitive dhe proaktive për një lider!

Të famshmëm në historinë e lidershipit dhe të njohur në fushën manaxhimit, botërisht ,janë: Steve Jobs, themeluesi i Apple dhe Bill Gates, themeluesi i Microsoft;

  • Lidership: karakteristikat e të qenit lider
  • Sinqeriteti
  • Aftësia për të deleguar
  • Besimi
  • Aftësia e komunikimit
  • Qëndrimi
  • Sensi i humorit
  • Kreativiteti
  • Intuita
  • Organizimi
  • Ekipi

Lidershipi:Karakteristikat për të qënë një Lider

Të jesh një lider nuk varet nga pozicioni apo titulli specifik që keni.Lideri është subjekti që të tjerët duhet ta ndjekin tek sa e shohin si pikë referimi për disa cilësi të jashtëzakonshme që ai ka. Le të shohim më poshtë 10 karakteristikat e një lideri të mirë;

  • Sinqeriteti / ndershmëria
  • Aftësitë për të deleguar
  • Besimi
  • Aftësitë e komunikimit
  • Qëndrimi
  • Sensi i humorit
  • krijimtaria
  • Intuita
  • Organizimi
  • Ekipi/skuadra

Sinqeriteti

Të qënit i sinqert është baza për ndërtimin e besimit me ekipin tuaj.Ndershmëria pasqyron besueshmërin e liderit dhe mat afërsinë e tij gjë që e bën të ndihet i pranishëm dhe i kushtëzon të tjerët të jen gjithmonë të pranishëm për të.

Kapacitetet deleguese

Duhet të stimulojë që çdo anëtar i grupit të ndihet i rëndësishëm në mënyrë që të gjithë të japin konrtibutin e tyre dhe të marin përgjegjësit e duhura.Delegimi ka një avantazh të trefishtë:stimulon anëtarët e grupit, lehtëson punën e liderit dhe forcon besimin në marrdhënie.

Besimi

Ai ka besim të plotë ke vetja dhe ekipi i tij.Trasmeton besimin e tij tek të tjerët dhe kap çdo sfidë me optimizëm të plotë,duke qënë kështu një frymëzim besimi për anëtarët e ekipit të tij:kështu ai përcjell një mesazh duke e bër të qartë se me angazhimin e të gjithëve,çdo pengesë nuk do shihet si e tillë.Dekurajimi nuk është karakteristik e një lideri të shkëlqyer ai nuk lejon askënd ose asgjë të dekurajoj veten ose ekipin e tij!

Aftësitë e komunikimit

Ka aftësi në të shprehur përmes një komunikimi të qartë,konciz dhe prekës.Në të njëjtën kohë ai duhet të jetë dhe një dëgjues i mirë:ai duhet të dijë që çdo kritikë mund të jetë konstruktive,dhe për këtë arsye është e rëndësishme të merren parasysh idetë e të tjerëve,duke i kërkuar kështu opinione dhe vlersimet.

Qëndrimi

Të qëndrsoh i motivuar në një ambjent negativ është me të vërtetë shumë e vështirë,por stimulimi i të qëndruarit pozitiv është çelësi i suksesit,qëndrimi pozitiv është stimul për veten dhe ekipin tënd.Në një rrethanë veçantërisht stresuese,manaxhimi i kontrollit dhe mbajtja e një qëndrimi pozitiv mund të ndihmojë në transformimin e një situate mankthi në një përvojë të rëndësishme të të mësuarit.

Sensi i Humorit

Probleme të ndryshme dhe të papritura janë gjithmonë pjesë e axhendës,prandaj është shumë e rëndësishme të dini se si të ulni tensionet dhe të relaksoheni duke hequr stresin nga ekipi juaj:një ambient i qetë pune është shumë produktiv,kështu një dozë e mirë humori mund të jetë një ilaç i shkëlqyer.

Krijimtaria

Në situata të vështira të menduarit jashtë skemave,mbajtja e mëndjes hapur nga ndryshimet dhe ndryshimi i prospektivës është shpesh qëndrim fitues.Prandaj është e rëndësishme që lideri të dijë të kuptojë këtë shtytje për krijimtari dhe të dijë tja kalojë atë të gjithë ekipit të tij si një shembull i zgjidhjes përballë vështirësive më të paparashikueshme.

Intuita

Di të shohë përtej rrethanave të dukshme dhe të zhvillojë potencialin e fshehur e ideve që të tjerët hedhin poshtë:kështu krizat kthehen në mundësi,duke rritur dhe çuar drejt suksesit atë që ishte e paimagjinueshme dhe e pamundur.

Organizimi

Duhet të dijë të organizojë dhe menaxhojë gjithçka që lidhet me ekipin e tij:që nga organizimi i punës në ekip deri te caktimi i detyrave,nga ekzekutimi i punës te menaxhimi i kohës.

Ekipi

Rëndësia për një lider është kohezioni i ekipit dhe arritja e secilit individ.Suksesi i tij është suksesi i ekipit, suksesi i ekipit është suksesi i liderit

Annunci