Emri i vërtet, i Bill Gates,u bë i famshëm në të gjithë botën si një nga shembujt më të bujshëm të njeriut i cili ja doli vetë “self made man” amerikani i shekullit të XX, është Willliam Gates |||.I dashur ose urryer,admirues ose i kritikuar për zgjedhjet e tij monopoliste,e megjithate ai krijoj një perandori ekonomike duke nisur nga asgjë,duke themeluar bashkë me nje mikun e tij Microsoft Corporation,furnizuesi kryesor botëror i software.

Lindur më 28 tetor 1955 në Settle,që nga fëmijëria e tij Bill Gates kishte një pasion për komjuterat dhe gjithçka që karakterizonte teknologjinë,(vetëm trembëdhjetë vjeç) i jep zhvillim programeve në një autonomi të plotë.I mbyllur dhe i vetmuar, ai kalon ditë të tëra para komjuterëve,falë tij komjuterat do të pësojnë një zhvillim thelbësor dhe një dominim kolosal në treg.Por është pikërisht duke i “përzier” ato të ngadaltë dhe të mundimshme kshu që Bill Gates filloj të kuptojë se hapi për përhapjen e tyre reale kalon përmes një thjeshtimi të gjuhës, domethënë përmes një “popullarizimi”në një mënyrë në të cilën jepen disa udhëzime.Supozim nga i cili Gates dhe bashkë me disa studiues dhe apasionant sektori dolën në përfundim se jo të gjithë mund të mësojnë gjuhën e  programacionit,do ishte e paimagjinushme: duhet të studiojmë një metodë alternative,të kuptueshme për të gjithë.Ashtu si një lloj mesjete moderne,Bill Gates mbështetet në simbole dhe në vazhdën e Mac,Amiga dhe projektit PARC,kalon në përdorimin e “ikonave”të famshme,simbole të thjeshta që thjesht duhet të klikoni me një pajisje drejtuese,ekzekutoni programin që dëshironi të përdorni.Edhe një herë,është fuqia e imazheve që mbizotëron.

Në 1973 Bill Gates hyn në Universitetin e Harvardit ku ai shoqërohet me Steve Ballmer ( presidenti aktual i Microsoft).Gjatë periudhës së tij në universitare,Gates zhvilloi një version të gjuhës programuese BASIC për mikrokopmjuterin e parë (MITS Altair).Ndërkohë Microsoft u themelua në 1975,së bashku me mikun e tij Paulen Allen, i cili për një kohë të shkurtër mori pothuajse plotësisht energjitë e të riut Bill Gates.

Parimi që lëviz kompanin e Microsoft është që komjuteri personal do të bëhet një objekt i domosdoshëm në të ardhmen,”i pranishëm në çdo tryezë dhe çdo shtëpi”.Në të njëjtin vit ,me një shpejtësi mbreslënëse,ai bëri shitjen e parë të softuerit Microsoft,duke i dhënë Ed Roberts (pronari i një kompanie të quajtur “MITS”- Model Instrumentation Telemerty System) “një interpretues themelor për Altair”.Dy gjëra u vunë re nga vëshguesit e industrisë: lufta kundër piraterisë kompjuterike dhe politika e kompanisë së tij për të shitur vetëm liçencën e softuerit,jo kodin e programit.

Një anëtar i Klubit të komjuterëve Homebrew ( një grup entuziastësh kompjuterësh që e gjetën veten në garazhin e Gordon French në Menlo Park në Silicon Valley ),Gates menjëherë lufton kundër zakonit të kopjimit të softuerit siç bënin antarët e tjerë.Ajo që më vonë u bë “haker”ishte thjesht zakoni i shkëmbimit të pajisjeve dhe programeve së bashku me sugjerimet dhe ide;si atëherë dhe sot Gates nuk i pëlente fakti që askush nuk donte të paguante për atë liçencë.Gates duhet te kuptonte se softueri nuk duhej shitur,por vetëm liçenca e tij përdoruese:kështu që në 1977, kur MITS kaloi nga duart e Ed Roberts për tu përfshirë në PERTEC,ky i fundit pretendonte posedimin e programit,vetën nëse refuzohej nga gjykata.IMB ishte një partner tjetër shum i rëndësishëm për ngritjen e Gates në Olimpin e multimilionerëve, i themeluar në vitin 1980:programuesi bazë gjysëm i panjohur i asaj kohe u kontaktua nga gjigandi amerikan,duke mos pasur një kompetencë të vërtetë në programim.Pa një sistem operativ një komjuter është praktikisht i padobishëm,është një makinë ë paaftë për të lëvizur.duke pasur parasysh kostot shumë të larta të investimeve çuditërisht IBM heq dorë nga zhvillimi i sistemit të vet operativ, dhe preferon tu drejtohet kompanive të jashtëme.Në gusht të atij viti Microsoft nëshkroi një marveshje konsulence për krijimin e një sistemi operativ që do të përdoret në IBM Personal Computer.

Microsofot bleu nga Seattle Computer Products,Q-DOS,Quick and Dirty “Operative System”një sistem i shpejtë, megjithse jo shumë i sofistikuar.Ky do jetë që do të bëj pasurinë e Microsoft,duke u përfshirë në të gjithë PC-të IBM me emrin MS-DOS,duke filluar nga 12 korriku 1981.Të gjithë PC e ri IBM,dhe të gjithë klonet e kompanive që prodhuan pajisje nga ai moment e tutje, do të kishin të adoptuar një MS DOS,pastaj Windows.IBM parashikon të shesë 200,000 modele në 5 vitet e para,por 10 muaj pas lansimit shiten 250,000.Gjigandi amerikan i hardwerit hedh në orbitë Microsoft.Do kishte qën më logjike që IBM ta blinte programin menjëher dhe ta instalonte në makinerit e tij, duke u dhën kështu edhe liçencën prodhuesve të tjerë të pajisjeve.Pra nëse do kishte qën kështu “fenomeni Gates” nuk do të ekzistonte,nëse Tim Paterson ,krijuesi i Q-DOS,nuk do ta kishte shitur programin e tij ke Microsoft por tek IBM, ai do ishte njeriu më i pasur i botës”ky ishte dhe nënvlersimi i ndikimit të PC.

Bill Gates

Por pjesa më e madhe e punës së Bill Gate sot konsiston në takime personale me konsumatorë dhe menaxhimin e objektit të Microsoft,i cili ka degë në të gjithë botën.Gates është i përfshirë gjithashtu në zhvillimin teknik dhe zhvillim e strategjisë për produkte të reja,pasioni për komjuterat dhe përveçse është i apasionuar pas tyre,Gates është i përfshirë edhe ne ë bioteknologji.Është në bordin e drejtorëve të ICOS Corporation dhe Chroscience Group, në MB.Themeloi Corbis Corporation për të mbledhur një arkiv dixhital nga koleksionet publike dhe private nga i gjithë planeti.Investoi në Teledesic, një projekt ambicioz për të lëshuar qindra satelitë rreth tokës.

Sipërmarrësi i madh është i martuar me Melinda,dhe së bashku kan themeluar fondacionin Bill dhe Melinda Gates,dhe së bashku jan angazhuar në disa seri iniciativash të gjërave filantropike.Ato merren me përmirësimin e arsimimit,shëndetit global.Si dëshmi e angazhimeve të tyre ato kanë vënë një shumë në dispozicion në më shumë se gjashtë miliard dollarë për të arritur këto qëllime.

Në fillim të vitit 2008,Bën thirrje për fillimin e një epoke të re në emër të “kapitalizmit krijues”, një koncept me të cilin ai synon një sistem ku përparimit teknologjike nuk sjellin vetëm fitime por edhe zhvillim dhe mirqënie veçanërisht në vëndet ku është më e nevojshme, domethënë në zonat e botës ku ka më shumë varfëri.

Pas tridhjetë e tre viteve udhëheqje, më 27 qershor 2008, ai jep dorheqen zyrtarisht si president,duke i lën vëndin krahut të tij të djathtë Steve Ballmer,nga ajo kohë, Bill dhe Melinda Gates janë përkushtuar plotësishtë Fondacionit të tyre.

Thënie nga Bill Gates

Klientët tuaj të pakënaqur janë burimi më i mirë nga ku mundë të mësoni

Mos mer dy herë të njëjtin vendim

Gjeni të tjerë qëndajnë të njëjtat interesa me ju,shihni barrierat dhe gjeni mënyrat për ti kapërcyer ato

Suksesi është një mësues i keq,Ai josh njerëzit e mençur në mendimin se nuk mund të humbasin

Foto Bill Gates

Annunci