Është sezoni veror dhe të gjithë janë duke pushuar dhe po marin rreze dielli në plazh.por çfarë do të thotë kjo për bizneset me pakicë dhe si ndikon kjo në shitjet tuaja?Gjithsesi nga përvoja ime që kam në disa raste studimi nuk do të thotë domosdoshmërisht shitje zero.Jo pa qëllim përmënda më lartë sezonin veror sepse në industrinë e shitjeve me pakicë,ka një term të vogël i cili quhet Sezonaliteti.Sezonaliteti përcakton shkallën e shitjeve gjatë gjithë vitit dhe cilët muaj do të jenë më të ngadaltë dhe rritje në shitjet e produkteve.Kjo vlen dhe për tregtinë elektronike gjithashtu dhe për ndërtuesit pse jo dhe muratorët.

Më poshtë po ndaj me ju disa këshilla të mia për të qëndruar të azhornuar gjatë muajve të cilët ngadalsojnë shitjet tuaja.

  1. Invetarizimi

Si fillim dhe gjëja jo më pak  e rëndësishme në një biznes është inventari.Për tu siguruar se çfarë keni në magazinën tuaj është mirë që të bëhet një inventar rreth produkteve që keni dhe të shikoni se çfarë duhet për të rirenditur për sezonin e ngarkuar! Kjo do ta bëj më të lehtë punën tuaj,kshu që ju do të jeni të prirur të ndiheni të qetë pasi keni një ide të mirë se çfarë keni në magazinën tuaj.(Ndonjëherë, janë gjërat e thjeshta që kanë më shumë rëndësi)

  • Mediat Sociale

Mesazhi që dua të përçoj,është se duhet të krijoni së paku një axhendë të veçantë që të përqëndroheni për disa orë në llogaritë e juaja sociale që keni,në mënyrë që të shtoni disa ndjekës më shumë që do të blejnë nga ju.Sa më shumë ndjekës të keni, aq më shumë individë do të shohin markën tuaj apo produktet që ju publikoni në llogarinë tuaj,ky është një shans i mirë për të blerë.

  • Përditësoni Webi-n tuaj

Ndonjëherë ne të gjithë bëhëmi aq të zënë sa thjesht nuk kemi kohë të azhornojmë faqet tona të internetit! Duke kontrolluar faqet tona të internetit mundë të vëm re që kemi produkte të reja që nuk jan shfaquar akoma në uebin tonë.kështu mund të azhornojmë ato të vjetrat me të reja duke publikuar produkte të reja.Kontrolloni historikun tuaj dy herë apo më shumë – a ka ndryshuar? A ka ndonjë informacion me interes për shfaqen e produktit ose ta theksoni diku? Ndoshta doni të ndryshoni dhe paraqitjen e Webi-t tuaj!

  • Dizajni/ Krijimi i Produkteve të Reja

Kjo është pjesa ku pasioni juaj kthehet në art e thën ndryshe si diçka argëtuese e të pasurit një biznes.Gjatë kësaj kohe sezonale ju mund të krijoni produkte të reja për një sezon të ri! Si psh krijimi i disa çantave artizanale,krijimi i disa bluzeve të stamposura ose tredi atleteve të personalizuara dhe të dekoruar sipas dëshirës që ju apo klienti juaj mund të ket,gdhëndja e një emri apo simboli në një stilolaps.etj.Kto gjëra përfshihen në shije të reja sigurisht.

Pavarësisht nga sezoni, mos harroni të qëndroni pozitivë dhe të vashdoni ta shtyni biznesin tuaj përpara! Të ndërtosh një biznes duhet kohë.Kështu që vendosni kohën të tregoj fitimet tuaja.