Në një botë ku emocionet diktojnë veprimet tona dhe ku evolucioni dixhital ka ekspozuar jetën tonë te  njerëzit që janë jashtë rrethit tonë të ngushtë të miqëve dhe të familjes.na bën shpesh herë ta gjejmë veten duke qëndruar në një mal me ndërlikime të cilët fillojnë e qeverisin shëndetin tonë mendorë.Për më tepër, jo të gjihtë jemi të rrethuar nga njerëz që kontribuojnë në forcën tonë mendore.Një gjë aq humane sa të kesh një mendim vjen me një kosto – kostoja e të gjykuarit ose e të argumentuarit kundër.Është vështirë të besosh që jo të gjitha mendimet e tua respektohen dhe kuptohen dhe se duhet të jesh në gjëndje ta pranosh atë.Një shembull që më vjen në mëndje është se kur ishim fëmijë dhe kërkonim gjëra të vogla dhe nuk na i plotësonin prindërit ne qanim, dhe na thonin që e qara tregon dobësi,por prindërit ndoshta nuk e kuptonin që kjo ndikonte në kontrollin e emocioneve të caktuara,po në fakt është diçka positive të tregosh emocionet e tua në raste të caktuara.Por më poshtë dua të ndaj me ju disa hapa të cilat do besoni se ju jeni më shumë se sa një person që kalon shumë emocione.Një person i fortë mendërisht.

  1. Ndaloni së ankuari për veten tuaj

Sa më shumë të ndjeheni keq për veten, aq më shumë do të bëhet një justifikim për të ikur nga problemet tuaja.Dikur punoja në një kompani si ekonomist afër shtëpis time, Një nga fqinjët e rinj që kishte ardhur të jetonte në pallatin ton mësoi më vonë që unë isha me aftësi të kufizuar në lëvizje ai mbeti në shok kur mori vesh statusin tim dhe kur i thash që punoj diku. Unë isha një nga njerzit më të zellshëm të asaj kompanie dhe se i tregova që aftësinë time të kufizuar nuk e kam pa si paaftësi dhe justifikim.Ai mori një frymzim nga mu duke më thën se njerëz si ju na japin gjithnjë e më shumë arsye për të qenë më të fortë dhe arsyen për të mos ardhur keq se si jeta na zgjedh të na trajtojë.Pra, le të ndalemi ke ai keqtrajtimi i vetvetes dhe të ndalojmë së ankuari për të, por të festojmë bekimet e vogla të jetës.

2 Asnjë herë mos e jepni fuqinë që këni në dorë

Ju jeni një individ dhe duhet të ndërtoni autoritetin tuaj nëse doni të ndaloni që të mbizotroheni nga të tjerët.Kur lejoni që dikush tjetër dominon në ju dhe në vendimet tuaja,ju nuk po bëni gjë tjetër por po i jepni fuqinë tuaj një personi që ju bën të dobët mendor,Mos i jepni askujt fuqinë tuaj,sepse mënyra se si do trajtoheni ju është saktësisht dëshira që ato duan tju trajtojnë ju.

3 Durimi,disa gjëra kërkojnë kohë mos prisni rezultate të menjëhershme

Pritjet dëmtojnë dhe kur nuk plotësohen,ato shkaktojnë edhe më shumë dëme.”Roma nuk u ndërtua brenda një dite”Duhen më se njëqind rënie që një fëmijë të bëj hapin e tij të parë.Mos u dorzoni pas dështimit tuaj të parë.Durimi është ai që mat forcën tuaj të vërtetë mendore dhe padurimi është ai që prish ekulibrin e tij.Persona të sukseshëm si Albert Einstein,Leonardo Dicaprio,apo Steven Spielbeg,apo çdo person tjetër të sukseshëm që mund të mendoni i duhej të kalonte nëpër një luftë të gjatë për ti dhën kësaj bote një arsye për ti kujtuar ata përgjithmonë.Durimi është blloku I forcës tuaj mendore.

4 Bota e jashtëme nuk ju detyrohet asgjë

Nëse jeni gjithmonë në kërkim të njohjes në këmbim të çdo gjëje të vogël që bëni për njerëzit,është koha të ndaloni ta bëni për ta ose të hiqni dorë nga kjo dëshira juaj pë tu njohur. Më vjen keq për këtë që po ju them por mos më keqkuptoni. Është e vërtet që njohja është ajo që ne punojmë.por ju duhet të pranoni faktin që jo të gjithë e dinë vlerën e veprave ose mbështetjes suaj.Nëse keni qen përkrah një personi në kohë të vështira dhe nuk ju ka vlerësuar në mbështetjen që i keni dhën,duhet të pranoni që kjo botë nuk ju detyrohet asgjë.Por duhet të kuptoni veten tuaj dhe ta vlerësoni atë në mënyrën qeë ju jeni i vetmi që keni nevoj për ju dhe është detyra juaj të jeni aty për veten tuaj  para se të jeni atje për të tjerët.

5 Kurrë mos ki frik nga koha

Praktikohuni vetëm për të ngritur forcën tuaj mendore.Koha juaj që i venin në dispozicion vetes tuaj do tju bëj ta njihni atë më mirë.Mos harroni,kjo nuk do të thotë që ju të hiqni dorë nga njerëzit dhe të mbylleni në shtëpi,por duhet të pranoni faktin se koha është pasuria juaj dhe duhet ta përdorni atë si një të vetme.

6 Keqardhja është armiku juaj më i madh

Një ndjenjë e pandërprerë pendimi funksionon si një helm i ngadaltë.Ne jemi të gjithë njerëz dhe secili prej nesh duhet të ket bër gabime në një moment të jetës.Por këto gabime të bëra një herë do të realizohen dhe harrohen dhe pastaj shqetësohemi për diçka që nuk mund ta ndryshoni.Qofshin këto luftime për të shmangur një humbje biznesi apo diçka tjetër,pendimet do ishin ato që do provonin fuqinë tuaj mendore herë pas here.Por detyrimi qëndron mbi ju për ta marrë atë me qetësi

7 Asnjëherë mos u hidhëroni me suksesin e njerëzve të tjerë dhe kurrë mos I bëni ato pikë referimi tuaj

Xhelozia shpesh i shtyn njerzit të bëjnë gabime që nuk mund të zhbëhen.Është ajo që shtyn lumturinë tuaj të shkojë sa më poshtë dhe ushqen më tej ndjenjën e inatit.Asnjëherë mo ki zili dikë sepse në një farë mënyre do kesh si pik referimi atë person.Kjo mund tju bëj ambicioz dhe të punoni shumë për një kohë,por nuk do tju bëjë të ndiheni të lumtur.Përqëndrohuni në atë çfarë dëshironi të bëni dhe mendoni se si mund të jeni frymëzim për të tjerët.

8 Mos ndalo për të kaluarën

Mos mendoni shum për atë që ka ndodhur në të kaluarën,në shmangje e shqetësimeve të panevojshme do ishte një besim ndaj jush duke besuar që jeni të fortë sot dhe tani,është koha ajo që ka vërtetë rëndësi.E kaluara nuk është një gjë në të cilën duhet të banosh,por është gjëja që ka formësuar të tashmen tënde.

9 Nuk duhet ti jepni kënaqësi asnjërit

Të jesh një kënaqësi e njerëzve,për njëherë,mund të fitoni një ftesë në një parti ose mund të merrni disa pikë shtesë për vlerësimin vjetor të punës tënde.Por kjo gjë mund tju bëj të ndiheni në mëshirën e të tjerëve dhe mundë të humbi vetëbesimin tuaj.E gjihtha çfarë ju duhet të bëni është se duhet të mbani mend se: ju nuk keni nevojë të kënaqni askënd me arritjet e juaja,madje asnjë arritje nuk ia vlen të jeni të përzemërt me njerëzit që nuk mund tju rrespektojë.Ajo çfarë duhet të bëni është të rrespektoni veten në mënyrë që ti bëni të tjerët tju rrespektojnë.

10 Ndryshimi është bileta juaj për sukses

Mos kini frik.Përqafojeni atë,mendoni në lagjen ku jeni rritur për një kohë të gjatë,zhvendosja nga aty në një lagje tjetër do ishte pak sa e vështirë për tu adaptuar me një ndryshim të ri,të mungojnë miqtë,shkolla ku ke studiuar,kujtimet me miqt e vjetër të lagjes.Ju nuk mund të jeni një person përfekt por keni një forcë mendore dhe luftoni gjithçka që ju vjen përpara.Mos hiqni dorë nga gjërat që shpesh herë ju duken se nuk do funksionojnë.Duhet mbështetje dhe besim për të mbajtur veten në jetë.Kjo është ajo që i shton erëzën.apo jo?