Nëse dispononi një subjekt apo jeni titullari i tij,me siguri e keni dëgjuar termin “markë”( branding).Gjithashtu keni parë dhe Biznese për tu treguar fillestarve të investojnë në strategjinë e tyre të markës dhe të marin kohë në gjetjen e identitetit të markës.

Por çfarë do të thotë e gjitha kjo?

Çdo biznes ka nevojë për një markë.Kjo nuk ka të bëjë vetëm me emrin me të cilin biznesi juaj regjistrohet.Brandi ( Marka) juaj është më shumë se kaq,është përfaqësimi dhe jeta e biznesit tuaj.Marka ju përfaqëson JU, nëse po ndërtoni markën tuaj personale,ose klientin tuaj ideal,apo një biznes të bazuar në produkt.Pra çfar do nga lartëpërmenduarat,Brandi juaj ju përfaqëson JU.Shumë njerëz mendojnë se “markë” nënkupton logon,skemat e ngjyrave të një biznesi,ose disa të tjerë e shohin dhe e mendojnë si etiketa,por nuk është kështu në të vërtetë.Marka e biznesit tuaj është më shumë sesa logoja,emri ose slogani i saj-është përvoja juaj,tregu i synuar dhe kompanit e klientëve tuaj.Sespe marka shërben një rol shumë të rëndësishëm në suksesin e biznesit tuaj,është e rëndësishme të planifikoni dhe krijoni një strategji efektive përt të.

Strategjia juaj e markës përcaktohet si një plan afatgjatë për zvhillimin e një markë e cila ka si për qëllim arritjen e atyre qëllimeve specifike.Strategjia e markës përcakton se çfarë synoni ju dhe biznesi juaj,premtimi që i bëni klientelës tuaj,klientëve ekzistues dhe personalitetin që biznesi juaj përcjell.Ai gjithashtu është një udhëzues në komunikimin dhe bashkëveprimin me audiencën tuaj.Për shkak se kjo strategji ka të bëjë me arritjen e qëllimeve të biznesit tuaj,është shumë e rëndësishme që ju të përcaktoni këto pika.

  • Misioni markës tuaj,që ka të bëj me përshkrimin funksional të biznesit tuaj.Çfarë synon biznesi juaj dhe si?
  • Vizioni i markës.Cili është qëllimi më i madh i biznesit tuaj? Kush është përfundimi?
  • Qëllimi I biznesi tuaj-kush është ai?pse filluat biznesin tuaj.Kush janë problemet që do zgjidhni për klientët tuaj

Pasi të keni indentifikuar këto pika kryesore,do të jetë më e lehtë të pështatni elementët që përbëjnë biznesin tuaj:personalitetin,zërin dhe vizualitetin e markës tuaj.Aritmetika e të gjitha këtyre do të jetë një gur në themelin për ndërtimin e markës tuaj që ju pasqyron si duhet JU dhe biznesin tuaj.

Por pse janë kaq të rëndësishëm ekzistenca e elementëve të markës?

Jo vetëm që biznesi juaj fiton një karakter të veçantë;Por ndihmon në emblemën e biznesit tuaj për ta dalluar atë nga konkurenca,.dhe ju bën më të njohur për audiencën tuaj të synuar.Gjithashtu ju ndihmon të planifikoni strategjin tuaj të marketingut në mënyrë efektive që të merrni një kthim më të mirë të investimeve (ROI) formul për llogaritjen e kthimit të investimeve.

Dhe tani mos humbni kohë merrni një stilolaps dhe letër dhe planifikoni strategjinë tuaj të markës.