Momentet e shkurtra janë një deçizion për të cilin duhet të mendosh shpejt ose të veprosh me zgjuarsi në ato pak minuta që ke.Si psh:keni 15 minuta kohë dhe nuk jeni i sigurt se çfarë duhet të bëni për të ndihmuar në rritjen e biznesit tuaj? Por kur kemi mjaft kohë për të bër një detyrë të vogël përpara se të largohemi për një arsye personale,psh te marim fëmijët nga kopshi ose duke pritur atë telefonatën e klientit tuaj.I ulur përpara një desktop-i dhe duke menduar se çfarë të bëni? Dora instiktivisht ju shkon te kursori i kopjuterit tuaj dhe klikoni me maus-in në faqen sociale të preferuar.Por në një sekond ti mendon duke i thën vetes,hej jan vetëm 15 minuta.Çfarë të bëj? Një pushim të vogël midis kolegësh,apo të mendoj që gjat kësaj kohe të shkurtër të merem me llogarin time Instagram,facebook,Twitter.etj,ose si të rris ndjekësit e mi në instagram.Pra një list dëshirash,të shtojmë ndjekësit e Instagramit ,të bëj një pushim me kolegët?Nga disa sugjerime tërhoqa një listë të gjërave që mund të bëni gjatë atyre momenteve të shpejta,për t’ju ndihmuar në rritjen e biznesit tuaj.

Bëni një listë të faqeve sociale me trafikun më të lart.

Për ta bërë këtë listë klikoni në “Google Analytics”të cilin e keni të aksesueshëm me të dhënat e juaja.Klikoni në lidhje për të ndjekur në kohë reale se kush nga rrjetet e juaja sociale ka më shumë trafik.Pasi të keni klikuar në Google Analytics do të shihni një listë e cila tregon se kush faqe sociale po gjeneron me më shumë trafik.Është e lidhur me një ndarje të posteve aktuale kur çdo kush ka klikuar për të shkuar në faqen tuaj.Psh burimi më i lartë i referimit është Instagrami.Kur ju jeni në këtë seksion,klikoni në lidhje me Instagramin dhe të dërgon në një përmbledhje të imazheve kryesore që erdhën nga klikimi i ç’do individi.Për t’ju ndihmuar më mirë ju shkruani disa pika më të larta dhe numrin e klikimeve të trafikut për ti listuar ato në faqet më të mira sociale.Tashme ju mund të ndiqni dhe trafikun nga Linkedln,buletinin,postimet,facebook është program i vetëm që tani për tani po rezervohet në dhënien e disave prej informacioneve më lart.

Kontrolloni postimet tuaj në Facebook 

Për të pasur akses në informacion,klikoni në business page -ne profilit tënd.Shikoni postimet dhe bëni një check-up.Kështu filloni e gjurmoni ndjekësit tuaj rritjen e trafikut,pëlqimet dhe komentet që keni mar nga publikimi i postimeve.Mund të mbani mend kronologjinë tuaj ,ose mund të merni një format A4 dhe të shkruani një renditje të shpejt duke i bër dhe pyejte vetes si më poshtë

  • Cilat ishin 5 postimet më të mira pë këtë javë?
  • Në cilën orën të ditës ishin postura?
  • Në ç’ditë të javës ishin postuar?
  • Cila ishte tema apo mesazhi i këtyre publikimeve?
  • Kam shtuar video apo foto?

Sa më shumë të kontrolloni trafikun tuaj,aq më shumë do jeni i informar rreth faqes tuaj,dhe cilat postime krijojn interes për ndjekësit tuaj.

Çfar po ndodh me llogarin tuaj në Twitter? Kontrolloni atë.

Për të parë se çfarë po ndodh me llogarinë tuaj në Twitter,klik Twitter dhe shkoni në njoftime.Ky është vendi ku ju do jeni në gjëndje të shikoni aktivitetin tuaj të fundit.

Mos harroni kur të hyni në njoftimet e tuaja të bëni këto hapa.

Keni ndjekës të rinj?Klikoni në mbi profilin e tyre dhe vendosni nëse doni ti ndiqni ose jo.Shikoni mesazhet e tyre dhe rivendosni një postim që ato kan bër,ose komentoni në llogarin e Twitter-it që ato kanë.Dikush shpërndau postimin tuaj në miqt e tij? Atherë goditeni butonin pëlqej dhe falenderoj ato për promovimin e produktit tuaj .Dhe mos harroni shtoni në fund një shënim personal që nuk jeni duke automatizuar këtë mesazh falenderimi.

Gjeni mundësit e reja për t’ju ndjekur në llogarit tuaj

Një nga mënyrat më të mira për të rritur llogarinë tuaj është dhe gjetja e bordeve të reja.Bëni një herë në jav kërkim në internet për borde të reja.Shkruani fjalën që do përdorësh për të ekzekutuar një kërkim në Google.Ky kërkim është një ndihmë e madhe për kërkimin që ju po bëni, do shikoni që ka njerëz që kan bër punën e kërkimit tuaj që dëshironi,bëni një rindërtim të asaj që lexoni,sepse ky përpunim ju jep mundësin në rrijtjen e trafikut tuaj.

Përditësimi i LinkedIn

Shpesh her koha na bën që të harrojm përditësimin e LinkedIn.Profili juaj i LinkedIn është shumë i rëndësishëm,sepse nëse dikush bën një kërkim në google me emrin tuaj,profili i LinkedIn do dali si opsion.Kjo është një nga mundësit e para që një klient ose partner i mundshëm do të mësoj për ju,kështu ju do donit që informacioni juaj të Ishte i azhornuar për këdo që bën një kërkim në emrin tuaj.Për të azhornuar profilin tuaj të LinkedIn mjafton të shkoni në profilin tuaj.Redakto profilin-aty do shihni lapsin e redaktimit pran të gjitha seksioneve,dhe shikoni se çfar keni bër nga hera e fundit.

Keni shtuar produkt apo sherbim të ri?

A keni shkruar  një postim të ri nga një blog tjetër?

A kanë ndryshuar shërbimet tuaja?

Sigurohuni që keto ti keni të publikuar dhe azhornuar në seksionet tuaja.

Shtoni ndjekës të ri në Instagram 

Bërja e një kërkimi për njerëz që bëjnë punën si ju është një mënyrë e shkëlqyer për të parë se si të tjerët po përdorin instagramin në industrin tuaj.shumica e bizneseve sot po përdorin instagramin si një trampolin për marketingun e bizneseve të tyre,mos harroni të vendosni ato fjalë kryesore për gjetjen e profilit tuaj dhe të ndiqnin të njëjtët persona që kan një profil si të juajin kështu do shikoni që dhe ato do bëjn të njëtën gjë si ju,Bëni disa Shënime,hashtag,

Lexoni dhe komentoni në një nga Bloget tuaj të preferuar

Merrni pak kohë lexoni një artikull brenda pak minuatave-jo ta skanoni atë,por në të vërtet duhet ta lexoni – dhe të mendoni për komentin tuaj.Nëse nuk mund të shtoni diçka për bisedën kaloni në postimin tjetër të blogut ose në një faqe tjetër të blogerit,Kjo esht dhe një mënyrën për të rritur trafikun e faqes tuaj dhe nëse keni dy jav apo një muaj që keni postuar një artikull ,është një mënyrë që kontribon në bisedën tuaj,ndoshta dhe diçka për më shumë,si psh një lidhje me blogerin tuaj të preferuar.

Mos harroni vullnetin tuaj

Mendoni për një moment se sa larg keni arritur për të gjitha gjërat që keni dëshiruar dhe një listë të të gjithave gjërave interesante që keni bër.Dhe të vashdoni përsëri të bëni një listë të shpejt për ato që dëshironi të bëni në vashdim.