Çfarë është një Plan Biznesi?

Është si një guid për tju udhëhequr se ku do të shkoni-ai përcakton qëllimin tuaj,dhe si do të arrini deri atje, ekzaktësisht si një GPS.

Mbani mend që ky është një dokumet pune per tju udhehequr gjat jetës tuaj nese do ndërtoni një biznes tuajin.

Në fakt Planet më të mira të Biznesit janë ato më të thjeshta,specifike dhe realiste

Por çfar përmban në të vërtet një Plan Biznesi?

Një Plan Biznesi përmban një përmbledhje të mirë ekzekutive i cili na detajon pikat tona kryesore,të cilat jan: vizioni,produkte dhe shërbime,parashikimet financiare.

Të rëndisim disa tituj të zakonshëm.

Një përmbledhje e shkurtër ekzekutive

Vizioni juaj-Pse po filloni një biznes?

Vendosja e strukturës Ligjore- si psh jeni i regjistruar si një tregtar i vetëm apo kompani ?

Administrimi i Biznesit tuaj?-pra burimet njerzore,ekipi,pronarë dhe manaxher,pa më të voglin dyshim mund të jeni dhe vetë ju,duke treguar aftësitë tuaja,përvojën dhe pse jeni personi i duhur për ta vazhduar këtë biznes dhe manaxhuar.

Analiza SWOT- kjo është një mënyrë e shkëlqyer pë të indentifikuar pikat tuaj të forta,mundësitë e dobëta,,kërcënimet dhe krahasimin e tyre me konkurencën.

Konsulenca,ndihma ose mbështetja-kujt do ti drejtoheni për ndihmë?-mos u nisni me parimin,”Unë di”konsulenca është një pjes e rêndësishme për ndërtimin e një biznesi,konsultohuni me këshilltar Biznesi,llogaritar,Adminstrator Biznesi pse jo dhe avokat,pasi kan njohurin e duhur në raste se ju cënohen të drejta.

Produktet dhe shërbimet.-cilat jan ato,?a jan unike dhe të ndryshme nga konkurenca? me çfar çmimi do të hyni në treg?

Tregu juaj?-Kush jan klientët tuaj,ku jan ato,sa do shpenzojn për atë produkt,pse mendoni se do e blejnë dhe e duan produktin tuaj?përdorimi dhe si do ta blejnë?

Furnitori,shpërndarja dhe logjistika,-sigurohuni që mos të jeni i bazuar vetëm te një furnitor,sigurohuni që të keni dhe rezervë.Shpenzimet,koha e çmimit,siguria e aksioneve.

Parashikimet finaciare.-shitjet,fitimet,humbjet.

Kërkesat financiare-a do keni nevoj për fonde,Kur do tju duhen dhe si do ti siguroni ato?

Burimet-çfar ju nevojitet për të fillluar biznesin tuaj,pse dhe me çfar kosto? Arredimi i zyrës përmbushja e kërkesave si: automjete,makineri.

IT-çfar pse dhe kosto?krijim I një faqe webi,manaxhimi i saj dhe mirëmbajtja.

Plani i veprimit-një listë për tani dhe të ardhmen.

Informacionet duket si te ngarkuara dhe me shum ide,që në fakt në fund të një Plan Biznesi na çojn vetëm tek një pyetje,FINANCAT.por mos u shqetësoni se në fund fare një Plan I mir Biznesi,do të na udhëzoj se çfar është shkruar ktu.

Classificazione: 1 su 5.